Flash

Ukraina tjetër operacion sekret në Rusi, dronët nënujorë sulmojnë Urën e Krimesë

Lapsi.al 3 June 2025
Ukraina tjetër operacion sekret në Rusi, dronët
Shërbimi sekret i Ukrainës ka kryer një tjetër mision në territorin rus, me pasoja të konsiderueshme. Mediat e Kievit raportojnë se dronët nën ujorë me 1 100 ton ekspozivë kanë sulmuar Urën e Krimesë, objektin strategjik të Vladimir Putin. Ura e Krimesë lidh gadishullin e aneksuar me territorin rus. Në pamjet e publikuara në rrjet, duket momenti kur përgatitet një nga dronët nën ujorë nga pjesëtarë të shërbimit sekret të Ukrainës.
foto galeri

Autoritetet ruse kanë konfirmuar shpërthime në afërsi të urës, ndërsa lëvizja e mjeteve është pezulluar përkohësisht. Ukraina nuk ka dhënë deklaratë zyrtare, por zyrtarë të inteligjencës perëndimore e kanë cilësuar sulmin si pjesë të strategjisë për të ndërprerë linjat logjistike të ushtrisë ruse në jug të vendit.

Agjencia Reuters raporton se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi se kishte vendosur 1,100 kg eksplozivë nën ujë, duke dëmtuar mbështetëset e urës. “Rusia nuk e konfirmoi sulmin, por ndaloi përkohësisht trafikun mbi urë nga ora 4:00 deri në 7:00 të mëngjesit”, shkroi Reuters. The Guardian thotë në artikull se sulmi ndodhi në orën 4:44 të mëngjesit dhe se Ukraina publikoi video të shpërthimit. “Ky është sulmi i tretë ndaj urës që nga fillimi i luftës”. Ndërsa Euronews raporton se SBU konfirmoi se operacioni ishte planifikuar për disa muaj dhe se shpërthimi nuk shkaktoi viktima civile. “Ura është një objektiv kyç për Ukrainën për shkak të rëndësisë së saj strategjike për furnizimin e trupave ruse”, raporton Euronews. Sky News e përshkruan urën si “krenarinë personale të Putinit” dhe theksoi se sulmi do të ketë ndikim të madh simbolik dhe strategjik, duke e cilësuar si një nga objektivat më të rëndësishëm të Ukrainës. AP News e konsideron goditjen ukrainase si shpagim për sulmin e ushtrisë ruse në qytetin e Sumit që vrau të paktën tre persona.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI