Flash

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Lapsi.al 4 June 2025
Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Jessie J ka njoftuar publikisht se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme.

Ajo e ndau këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram përmes një videoje emocionale, ku tha: "Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por po mbaj shpresë te fjala 'i hershëm'.

Jessie J, pritet të kryejë ndërhyrje kirurgjikale pas koncertit Summertime Ball më 15 qershor 2025 në Londër. Ajo shtoi: "Është një mënyrë shumë dramatike për të bërë një ndërhyrje në gjoks. Do të kthehem me gjinj të mëdhenj dhe më shumë muzikë," – duke theksuar më pas se ishte thjesht një shaka.

Në postimin e saj, artistja tha se vendosi ta ndajë këtë përvojë për shkak të mbështetjes që ka marrë nga ndjekësit në të kaluarën dhe për ta normalizuar bisedën rreth një teme që shpesh është tabu:

"Nuk po e përpunoj dot siç duhet këtë situatë sepse po punoj shumë. Por e di që ndarja e përvojave më ka ndihmuar gjithmonë – si nga dashuria e njerëzve, ashtu edhe nga historitë që më kanë treguar."

Jessie J, e cila ka një djalë 2-vjeçar të quajtur Sky me partnerin e saj, basketbollistin Chanan Colman, foli edhe për emocionet e përziera që përjeton si nënë dhe artiste përballë kësaj sfide.

Fëmijëria dhe mëmësia e saj kanë nxjerrë në pah dhe vështirësitë me të cilat ajo përballet, duke përfshirë diagnozat e saj me ADHD dhe OCD, të cilat i zbuloi publikisht vitin e kaluar.

Jessie e përmbylli mesazhin e saj duke kërkuar mbështetje dhe një përqafim:

"Kam nevojë për një përqafim. Ju më keni dashur në të mirë e në të keq – dhe nuk dua që kjo të jetë ndryshe."

Shumë figura publike, përfshirë Katy Perry dhe Katharine McPhee, i dërguan mesazhe dashurie dhe mbështetjeje në komente.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI