Flash

Mbahet sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Lapsi.al 4 June 2025
Mbahet sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca pritet të nisë rreth orës 13:20, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ai fton mediat të ndjekin seancën. Më tej shprehet se dhimbja për humbjen e Liridonës vjen duke u shtuar sa herë mendojnë se dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Ai gjithashtu uron që gjykimi të përfundojë shpejt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI