Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit

Lapsi.al 4 June 2025
NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit

Ministrat e Mbrojtjes të Grupit të Kontaktit për Ukrainën diskutojnë për mbështetjen e mëtejshme të saj. Po ashtu Ukraina është ftuar edhe në samitin e NATO-s. Për shkak të luftimeve të ashpra që po vazhdojnë në Ukrainë, Grupi i Kontaktit për Ukrainën (UDCG) takohet të mërkurën (04.06) në selinë e NATO-s në Bruksel në të ashtuquajturin formati Ramstein. Ftesën për takimin e bënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe homologu i tij britanik, John Healey.

Tema e bisedimeve do të jetë mbështetja e mëtejshme për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Në takimin pritet të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umyerov. Sipas diplomatëve të NATO-s, ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, nuk do të marrë pjesë në takimin e UDCG-së, por do jetë i pranishëm në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s që do të zhvillohet të enjten (05.06).

NATO konfirmon ftesën në samit për Ukrainën

NATO njoftoi se ka ftuar Ukrainën në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës që do të zhvillohet në fund të qershorit në Hagë. Agjenda e samitit do të publikohet "në momentin e duhur", tha një përfaqësues i NATO-s për agjencinë e lajmeve AFP. Pjesëmarrja e Ukrainës në samitin e Hagës ishte objekt diskutimesh të shumta kohët e fundit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishte marë pjesë në dy samitet e fundit në Vilnë dhe Uashington.

Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kohët e fundit nuk kishte bërë ndonjë deklaratë të qartë në lidhje me një ftesë të mundshme për Zelenskin.

Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët nga Ukraina

Komisioni i BE-së planifikon të paraqesë të mërkurën (04.06) planin e tij lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve ukrainas. Komisioneri përgjegjës, Magnus Brunner, dhe zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Hernishov do të paraqesin së bashku propozimet e tyre në Bruksel, tha një zëdhënëse e Komisionit. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditura./ DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.8 lekë dh...

08:01

Stadiumi i ri i Barcelonës pothuajse gati

Camp Nou” është thuajse gati. Barcelona do të bëjë gjatë sezonit të ri rikthimin në stadiumin e saj pas 2 vitesh pritjeje. Stadiumi pritet të kompletohet i...

07:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI