Flash

Rusia "kërcënon" sërish Serbinë: E di rrezikun nëse armët bien në duar të gabuara

Lapsi.al 4 June 2025
Rusia "kërcënon" sërish Serbinë: E di rrezikun

Rusia kërcënon sërish Serbinë. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, në një konferencë për shtyp, paralajmëroi një rrezik për Beogradin lidhur me dërgimin e armatimeve të ndryshme në ndihmë të Ukrainës.

Zyrtarja ruse konfirmoi se Moska “i ka marrë parasysh garancitë e deklaruara publikisht nga kreu i shtetit serb se do të nisë një auditim për bashkëpunimin ushtarako-teknik të Beogradit me partnerët e huaj me qëllim identifikimin e mashtrimeve me certifikatat e përdoruesit fundor”.

Zakharova komentoi dhe deklaratën me nota të ashpra të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, duke mbështetur zbulimin se Serbia ka furnizuar me armë dhe municione Ukrainën, siç thuhet nga Moska, në kundërshtim me “neutralitetin” ushtarak të deklaruar nga Beogradi zyrtar, shkruan A2 CNN.

“Ne supozojmë se masat e shpallura do të mundësojnë regjistrimin dhe ndërprerjen në kohë të kontratave të dyshimta të eksportit dhe do të parandalojnë që produktet ushtarake të arrijnë 'në adresën e gabuar'. Jemi të sigurt se Serbia e kupton qartë gamën e plotë të rreziqeve që paraqet mundësia që produktet e kompleksit kombëtar ushtarako-industrial të bien në duart e regjimit të Kievit dhe se ata do të marrin masa efektive dhe të mjaftueshme për të siguruar që asgjë të mos hedhë hije mbi marrëdhëniet e mira midis vendeve tona”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Në mesin e akuzave të ashpra për thikë pas shpine dhe vrasje të vëllezërve sllavë, Inteligjenca e Rusisë i përmendi Serbisë mbështetjen e madhe të dhënë përgjatë historisë. “Rusia u ka ardhur vazhdimisht në ndihmë serbëve në momentet më kritike të historisë së tyre.

Përfshirë edhe bombardimin e Beogradit nga NATO dhe tragjedinë e Kosovës”, lexohej në deklaratën e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë. Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç, u përgjigj duke mohuar akuzat dhe pretenduar një hetim. Megjithatë deklaroi se kompanitë serbe duhet që të punojnë. (A2 Televizion)

Të këshilluara

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin

Dakota Johnson dhe Chris Martin kanë vendosur të përfundojnë marrëdhënien e tyre që ka zgjatur pothuajse tetë vjet, me periudha ndarjesh dhe ribashkimesh, sipas...

18:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI