Flash

Bardhi: Shqipërinë në BE e duam me të njëjtat standarte zgjedhjesh si Franca e Italia

Lapsi.al 5 June 2025
Bardhi: Shqipërinë në BE e duam me të njëjtat standarte

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot në Kuvend se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet tregoi qartë bashkëpunimin e elementëve kriminale me partitë politike.

Bardhi u shpreh se ky shqetësim është jo vetëm i PD-së por është i të gjithë popullit dhe tha se opozita do ta ngrejë këtë problem në çdo institucio n ndërkombëtar. Ai theksoi se opozita e do Shqipërinë në Bashkimin Europian, por me të njëjtat standarde të procesit zgjedhor si Franca apo Italia dhe jo si Rusia apo Serbia.

Bardhi: Bashkëpunimin e elementëve kriminalë më partite politike nuk e thotë më vetëm opozita, por e thonë faqet e raportit të OSBE/ODIHR. Ky është shqetësim jo vetëm i PD por shqëtësim publik. Nëse u mendoni që opozita nuk do të ngre në çdo institucion ndërkombëtar e keni shumë gabim. Ne do ta themi që duam anëtarësimin në BE, por e duam Shqipërinë me të njëtat standarte zgjedhjesh si Gjermani, Franca, Italia. Nuk e duam Shqipërinë në mes të Europës me standarde zgjedhjesh si Rusia. Dy janë vendet që deri tani në raportet e OSBE/ODIHR ku thuhet se kanë mohuar mundësitë e barabarta për partitë politike për zgjedhje, Rusia dhe Serbia dhe e treta është Shqipëria. Taskforca e ngritur ishte mekanizmi që vutë në lëvizje si alibi për vjedhjen e zgjedhjeve. 

Të këshilluara

Nis seanca plenare në parlament

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat e rendit të ditës, për të cilat pritet të ke...

10:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI