Flash

Ish partnerja akuzon Diddy: Më jepte drogë për netët seksuale

Lapsi.al 6 June 2025
Ish partnerja akuzon Diddy: Më jepte drogë për netët

Procesi gjyqësor ndaj producentit të njohur muzikor Sean “Diddy” Combs vazhdon të zbulojë detaje tronditëse. Të premten, më 6 qershor, viktima e dytë e dyshuar për trafik seksual vazhdoi dëshminë e saj para jurisë, duke rrëfyer për përjetime të rënda gjatë marrëdhënies së saj me artistin.

Gruaja, e njohur me pseudonimin “Jane”, tha se Combs e detyronte të merrte pjesë në maratona seksuale të stërzgjatura me meshkuj të paguar, shpesh nën ndikimin e drogës. Ajo dëshmoi se, kur shprehej se po lodhej, Combs i thoshte: “Nuk po lodhesh me mua, apo jo?” dhe i jepte ekstazi për ta mbajtur zgjuar dhe të aftë për të vazhduar.

Sipas saj, disa nga këto seanca seksuale, të cilat Combs i quante “debauchery” ose “netët e hotelit”, zgjatnin më shumë se 24 orë, ndërsa më e gjata zgjati gati tre ose tre ditë e gjysmë.” E pyetur nga prokurorja Maurene Comey se kush vendoste kur përfundonin këto akte, “Jane” u përgjigj: “Sean.”  Pas përfundimit të “netëve të hotelit”, çifti shkonte në shtëpinë e Diddy-t, ku “Jane” i gatuante, i bënte masazhe dhe kujdesej për të.

“Jane”, një nënë e vetme dhe influencuese në rrjetet sociale kur njohu Diddy-n, tha se gradualisht ra në varësi të tij financiare dhe emocionale. Fillimisht pranoi të merrte pjesë në një “natë hoteli” në maj 2021, duke menduar se do ishte një herë e vetme — por tha se kjo praktikë e dominoi më pas gjithë marrëdhënien e tyre.

“Ishte një derë që nuk arrita dot ta mbyll për pjesën tjetër të marrëdhënies,” – dëshmoi ajo.

Diddy është paditur për trafikim seksual, komplot kriminal dhe dhunë, dhe është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Në dëshmi të mëparshme, ish-e dashura e tij Cassie Ventura ka përshkruar praktika të ngjashme të cilat Combs i quante “freak offs”.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI