Flash

Dita e gjykimit, Shqipëria përballë Serbisë mes provokimeve, spiunimeve e kujtimeve

Lapsi.al 7 June 2025
Dita e gjykimit, Shqipëria përballë Serbisë mes provokimeve,

Ditët vendimtare të kombëtares, në ëndërrën për kualifikimin e parë në finalet e një Botërori, tashmë kanë mbërritur në fazën më të nxehtë. Sylvinho kishte një javë kohë për të përgatitur në detaje ndeshjen me Serbinë, më pas mund të përqendrohet te ajo me Letoninë. E kuptueshme, nga ankthi që ka kapluar vendin, nga interesimi i jashtëzakonshëm me 200 mijë aplikime për një biletë për në Arena Kombëtare mbrëmjen e 7 qershorit, se askush nuk mendon për letonezët e rrezikshëm pa kaluar ethet e përballjes së të shtunës me Serbinë, në rrugëtimin drejt Botërorit 2026. Shqipëria ka përpara saj, si rrallë herë, ndeshjen që nuk duhet humbur.

Mund të themi sa të duam se është vetëm një ndeshje dhe po për nga rezultati është e tillë, por këtë nuk mund tja thuash të gjithë atyre që do brohorasin në stadium dhe nga para ekraneve të televizorëve. Vetëm një ditë më parë provokimi erdhi nga Kurir me një titull shpallës: “I spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”, tregues I qartë se në këtë përballje do të përdoren të gjitha manovrat për të destabilizuar kundërshtarin.

Lexo më tej: “I spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”: Kurir mburret se zbuluan taktikat kuqezi

Kjo ndeshje shkon përtej futbollit, jeton në memorjen e 10 viteve më parë kur në Beograd ndodhi gjithcka që në një ndeshje futbolli nuk ndodh. E atëherë, grintën e krenarisë dhe konkurrencën, kuqezinjtë duhet ta tregojnë në fushë, me agonizmin e një skuadre luftarake, në kërkim të një fitore në fushë që do të marrë jehonë në çdo trevë shqipfolëse. Nuk është e thjeshtë, nuk është fare e tillë, por nuk e ka as Serbia, në debutimin e tyre në fushatën kualifikuese të Botërorit 2026. Vendi i dytë kalon pikërisht nga betejat e qershorit, ku edhe Letonia me të njëjtat pikë, tre sa Shqipëria, e me të njëjtët kundërshtarë të përballur me kuqezinjtë, ka ambicjet e saj në këtë Grup K ku dominuesi absolut duket të jetë Anglia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI