Flash

"Ata kishin frikë të luanin", Hysaj i motivuar, Gjimshiti: "Mund të fitonim edhe 3-0"

Lapsi.al 7 June 2025
"Ata kishin frikë të luanin", Hysaj i motivuar, Gjimshiti:

Elseid Hysaj, një lojtarët më të mirët në fushë ndaj Serbisë, ndeshje që u mbyll në barazim pa gola. Pas sfidës mbrojtësi kuqezi foli për Supersport: "Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara".  

Mbrojtësi më pas vazhdoi, duke treguar edhe detyrat që i kishte dhënë Sylvinho: "Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot. Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi".  

Hysaj evidentoi në fund edhe intimidimin që pati kundërshtari: "Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë korne, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Hysaj.  

Gjimshiti: “Mund të fitonim 2 apo 3-0”

Kapiteni Berat Gjimshiti, ka theksuar se ndeshja e sotme ndaj Serbisë kishte sjellë gëzim e mërzi: “Keqardhja më e madhe? Barazimi është. Nëse sheh ndeshjen që kemi zhvilluar, jam i lumtur por edhe i mërzitur se besoj me atë penallti, nëse bëhej gol ndeshja mund të mbaronte 2 apo 3-0 për ne".

Nuk ishte fare e lehtë, sidomos me këtë tension e presion që jemi futur në ndeshje ndaj Serbisë. Kishte shumë dhe besoj se jam shumë i lumtur për të gjithë djemtë në fushë e pankinë, se vetëm kështu shkohet para, nëse luhet me këtë guxim e zemër, duke lënë gjithçka në fushë.

Lexo më tej: Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

Shehun u befasova që kur e pashë herën e parë në stërvitje me Andorrën dhe i pyesja lojtarët ku ka luajtur se nuk e dija. Dhe thashë ka shumë për të ecur para nëse vazhdon e punon, por duhen respektuar të gjithë se dhanë gjithçka në fushë, Hysaj, Ajeti, Broja, Mitaj, të gjithë. Ekipi është kryesori, nëse do të ecësh para, ai është i pari, nëse ekipi bën mirë, mund të arrish më pas individualisht gjithçka.

Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur pas barazimit pa gola të Shqipërisë. Ai u ndal edhe te penalltia e humbur e Manajt: "Rei Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penallti ishte çështje fati, kemi gjuajhtur dje penallti me Manajn, dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati. Është e vërtete, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumim për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni për “Super Sport”.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI