Flash

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Lapsi.al 7 June 2025
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Kuvendi i Deputetët e zgjedhur në Kosovë do të tentojnë sërish t’i japin fund ngërçit politik të krijuar me mos konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa do të mblidhen sot në orën 11 në sencën e 28-të.

Në fakt, duket se kjo do të jetë e pamundur pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për të sjellë në foltore për 4 vjet Albulena Haxhiun, e propozuar për të udhëhequr institucionin.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa kanë hedhur 6 herë në votim Albulena Haxhiu dhe në mungesë të votave po kërkojnë votimin e fshehtë.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtuese mënyrën e fshehtë të votimit. Në rast të dështimit të sotëm të seancës për konsitutimin e Kuvendit të ri, atëherë do të shkohet me vazhdimin e 29 pas 48, më datë 9 qershor.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI