Flash

Plagosi me thikë një të ri pas aksidentit, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Sarandë

Lapsi.al 7 June 2025
Plagosi me thikë një të ri pas aksidentit, shpallet në

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim një 23-vjeçar, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur më datë 6 qershor 2025, në lagjen nr. 3 të qytetit.

Sipas Policisë, shtetasi D. B., 23 vjeç, banues në Sarandë, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale, rreth orës 10:00 të mëngjesit, me automjetin që drejtohej nga D. S., 21 vjeç, gjithashtu banues në Sarandë.

Pas përplasjes mes dy mjeteve, ngjarja ka degjeneruar në konflikt fizik, ku dyshohet se D. B. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. S., duke i shkaktuar lëndime trupore, si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon intensivisht për kapjen e tij dhe vënien përpara drejtësisë.

Ndaj tij rëndojnë dyshime për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”, ndërkohë që materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe ndalimin e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI