Flash

Detaje të reja/ Misteri i plagosjes së 16-vjeçarit shqiptar në Viçenca

Lapsi.al 8 June 2025
Detaje të reja/ Misteri i plagosjes së 16-vjeçarit shqiptar

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me thikë e 16-vjeçari shqiptar mbrëmjen e së shtunës në Vicenza të Italisë. I mituri shqiptar u godit me thikë në gjoks, në një zonë pranë qendrës historike, dhe tani është i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë në njësinë e terapisë intensive në spitalin pediatrik.

Corriere shkruan se sipas një hetimi paraprak nga policia, mësohet se ai u godit me thikë nga një i ri tjetër, ndoshta një nga bashkëmoshatarët e tij, për arsye që ende nuk janë sqaruar. Një nga hipotezat mbi të cilat po punojnë hetuesit është ajo e një tentative grabitjeje që përfundoi me gjakderdhje, por nuk përjashtohen edhe motive të tjera.

Për ngjarjen nuk ka ende një version të saktë. Deklarata e të plagosurit mund të jetë e dobishme kur ai të jetë në gjendje t'u përgjigjet pyetjeve. Alarmi u dha nga disa kalimtarë pasi zona ku ndodhi incidenti është e populluar dhe e ngarkuar edhe sepse ka një parking të madh. Pas thirrjeve në vendngjarje, mbërriti një ambulancë, mjekët e së cilës i dhanë të riut ndihmën e parë në vend dhe më pas e transportuan atë në spitalin e qytetit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se i riu mbërriti me një skuter në vendin ku ndodhi ngjarja. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pasur një takim me personin që e sulmoi. Pas goditjes me thikë, 16-vjeçari, megjithëse i gjakosur, arriti të ecte disa qindra metra, duke kërkuar ndihmë në një lokal. Kërkimet në park dhe zonat përreth, rinisën këtë mëngjes, pasi ende nuk është gjendur as thika e përdorur në sulm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI