Flash

EMRAT/ Shpërndanin kokainë në Mykonos, në pranga 3 shqiptarë, njëri kërkohej nga SPAK

Lapsi.al 8 June 2025
EMRAT/ Shpërndanin kokainë në Mykonos, në pranga 3

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve i kërkuar nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një operacion të gjerë anti-drogë të zhvilluar në ishullin e Mykonos. Nga hetimi policor, doli në pah ekzistena e një grupi kriminal, anëtarët e së cilës, të paktën që nga maji i vitit 2025, tregtonin sasi kokaine, kokaine rozë, marijuane dhe tableta droge në zonën e Mykonosit.

Anëtarët e grupit ishin vendosur në tre banesa me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat i përdorën si "strehëza", duke ruajtur lëndët narkotike. Pastaj ata udhëtonin ose me automjet privat ose me motoçikletë, të cilat i kishin si mjete "operative", në zona të ishullit, ku ua shisnin substancat "klientëve" të tyre, duke përfituar një përfitim të madh financiar.

Në prangat e policisë ranë Spiro Lila, 30 vjeç dhe Roland Allka, 33 vjeç, të dy nga Gramshi si dhe Euglend Dumi, 36 vjec, nga Vaqarri i Tiranës. Lila rezulton person i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal me bazë në Sarandë, të goditur në maj 2019 nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kryente trafik ndërkombëtar droge. Nga hetimet u zbulua se një anëtar i organizatës qëndronte gjithmonë jashtë banesave, duke vepruar si roje. 

Nga kontrollet e kryera, me ndihmën e një qeni policie dhe u gjetën dhe u sekuestruan 932.22 gram kokainë, 7 gram kokainë rozë, 899 gram marijuanë, 1.4 gram metamfetaminë kristalore, 93 tableta narkotike, 5 060 euro, 1 pistoletë, 10 fishekë, 1 thikë, 1 automjet, 1 motorr, 3 peshore elektronike precize dhe 4 telefona celularë. Përfitimi i paligjshëm financiar i grupit nga shitja e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon shumën prej 100 000 euro. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI