Flash

Shkeli vizën, arrestohet në SHBA TikTok-eri, Khaby Lame

Lapsi.al 8 June 2025
Shkeli vizën, arrestohet në SHBA TikTok-eri, Khaby Lame

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të TikToker-it, Khaby Lame influencuesit të famshëm italo-senegalez. "Ai u arrestua të premten nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave në Nevada për shkelje të ligjeve të imigracionit", - thuhej në një deklaratë nga ICE, e cila specifikon se influencuesit iu dha mundësia të largohej dhe tashmë është larguar nga vendi.

"Lame hyri në Shtetet e Bashkuara më 30 prill dhe qëndroi më gjatë se viza e tij. Atij iu dha mundësia të largohej vullnetarisht më 6 qershor dhe që atëherë është larguar nga Shtetet e Bashkuara", - thuhet në deklaratën e Zyrës së Imigracionit dhe Doganave.

Lajmi kishte qarkulluar në internet pas një postimi në “X” nga Bo Loudon, një influencues konservator dhe mik i Barron Trump, djalit të presidentit amerikan. Loudon e kishte përshkruar Lame si "një TikToker të ekstremit të majtë", duke shpjeguar se ai e kishte "raportuar atë si një emigrant të paligjshëm". Postimi i Loudon jepte gjithashtu edhe një numër identifikimi për të ndaluarit e Agjencisë së Sigurisë së Brendshme.

Ndërkohë, Lame është rikthyer në Instagram pas disa orësh mungese. 25-vjeçari postoi një story për 80 milionë ndjekësit e tij ku tregonte një bregdet me palma, të ngjashme me atë në Miami. Krijuesi supozohej të merrte pjesë në një ndeshje bamirësie në qytetin e Floridës.

Kush është Khaby Lame? Ai është një shtetas italian me origjinë senegaleze, Khabane (emri i tij i vërtetë) u bë i famshëm ndërkombëtarisht gjatë pandemisë Covid për videot e tij të heshtura në të cilat ai tallte përmbajtjen e të tjerëve.

Më pas fama e tij u shtri përtej mediave sociale. Ai u rendit në listat e Forbes “30 Under 30” dhe Fortune “40 Under 40”. Ai parakaloi në tapetin e kuq në Met Gala 2025 dhe u emërua Ambasador i Vullnetit të Mirë i UNICEF në fillim të këtij viti. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI