Flash

Al Khelaifi rrëfen çfarë ndodhi pas PSG-Inter: “Fituam 5 milionë në 3 orë”

Lapsi.al 9 June 2025
Al Khelaifi rrëfen çfarë ndodhi pas PSG-Inter: “Fituam 5
Nasser Al Khelaifi më në fund ka fituar një titull europian me PSG-në, duke mposhtur Interin 5-0 në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve. Presidenti i skuadrës pariziene ka lavdëruar edhe një herë grupin e drejtuar nga Luis Enrique në një intervistë për rrjetin televiziv kombëtar Al-Kass. Gjatë kësaj bisede është folur gjithashtu për përfitimin e jashtëzakonshëm, si në aspektin e imazhit ashtu edhe të të ardhurave, që pati PSG menjëherë pas fitores së kupës me veshë të mëdhenj, dhe ai rrëfen çfarë ndodhi në tre orët pas triumfit. “Isha krenar kur presidenti francez shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë katariotët – shpjegoi pronari i PSG, i cili më pas tregoi një të dhënë të jashtëzakonshme të mbledhur pikërisht në orët pas sfidës kundër Interit –. Vetëm në tre orë pas finales, gjeneruam 5 milionë në shitje fanellash.” Shifra absolutisht mbresëlënëse për klubin francez, i cili pikërisht falë pronësisë së re ndër vite ka fituar besueshmëri, hijeshi dhe ka rritur ndjeshëm brandin e vet në mbarë botën.

Lexo më tej: Sa ka shpenzuar PSG që kur paratë i jep Katari për të fituar më në fund Champions

“Askush nuk mendonte se do ta fitonim titullin” – shtoi Al Khelaifi, i cili vazhdoi –. E kemi përballuar Championsin hap pas hapi. Ndeshja në Anfield na dha besim. Prania e lojtarëve të nivelit të lartë ndër vite ka ndihmuar jashtëzakonisht në popullaritetin global të Paris Saint-Germain. Tani kemi akademi në mbarë botën. E kemi zgjedhur Luis Enrique sepse besojmë te futbolli sulmues dhe te loja me gëzim.”

Fjalët e Al Khelaifi për nivelin e PSG

Presidenti katariot thekson gjithashtu se suksesi i PSG nuk mund të konsiderohet një rast i izoluar, dhe merr një qëndrim ndryshe nga zërat që qarkullojnë rreth nivelit të Ligue 1 franceze: “Është më e lehtë të shënosh gola në La Liga se sa në Ligue 1 – nënvizoi ai, për të shtuar më tej –. Luis Enrique e ka përfaqësuar me krenari Ligue 1 dhe e ka mbrojtur kundër tifozëve të Premier League, të cilët e quanin atë Farmers’ League. Në fund i kemi mposhtur Arsenal, Manchester City, Liverpool dhe Aston Villa këtë sezon në Champions League”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI