Flash

Berisha: Altin Dumani udhëheq krimin elektoral në SPAK bashkë me Edi Ramën

Lapsi.al 9 June 2025
Berisha: Altin Dumani udhëheq krimin elektoral në SPAK bashkë me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët e ka cilësuar Kreun e SPAK Altin Dumanin, si bashkëpunëtor në krimin elektoral së bashku me kryeministrin Edi Rama. Lideri i opozitës theksoi se kallëzimet penale të opozitës janë injoruar sistematikisht nga “Skapi i partisë”, siç e cilësoi ai SPAK-un, duke e akuzuar këtë institucion për selektivitet dhe përfshirje direkte në mbrojtjen e manipulimeve zgjedhore.

"Tani, për sa u përket kallëzimeve penale të opozitës, ato janë bërë njëlloj përralle. Ato i fut turshi të gjitha Skapi i partisë. Ju e dini. Nuk merret Skapi me kallëzimet penale. Ata janë vetë krimi elektoral. Altin Dumani udhëheq krimin elektoral në Skap bashkë me Edi Ramën. Por qëndrimet do mbahen. Sigurisht do vlerësohen sipas rastit. Nuk ka diskutim që do mbahet çdo qëndrim ligjor që i takon një force që i përmbahet shtetit ligjor.

A do shkojnë apo jo në Skap, atë nuk mund të them se do vendosin ata... kjo është bërë mbi bazën e kërkesave individuale të kandidatëve," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI