Flash

Berisha publikon videon "Patronazhistë që blenë vota në Babrru"

Lapsi.al 9 June 2025
Berisha publikon videon "Patronazhistë që blenë vota në

Fenomeni i blerjes së votës është denoncuar në çdo proces votimi në Shqipëri, madje përsëritet në çdo raport të OSBE-ODHIR, por Sali Berisha pretendon se ka një video që e provon këtë. Bëhet fjalë për një filmim që zgjat pak sekonda, ku duken dy gra dhe një burrë që mbajnë në dorë lista dhe largohen nga dera e një shtëpie për të hipur në makinë. Gruaja që i filmon dëgjohet të thotë "Vazhdoni blini vota", ndërsa një nga personat e filmuar i përgjigjet "Ne kemi punët tona".

Gjatë konferencës me gazetarët në selinë e PD, Berisha u shpreh se filmimi është bërë në Babrru dhe tregon një ekip patronazhistësh që shpërndajnë para për vota.

"Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë. Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota. Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta. Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush" u shpreh Berisha që shfaqi filmimin në konferencën për gazetarët.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/06/Video-patronazhistet-.mp4"][/video]

Sipas tij, personat e filmuar janë të identifikuar, por në konferencë nuk u përmendën emrat e tyre.

"Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht. Janë eksponentë të thekur të PS. Të bëjmë një marrëveshje: A mund të quhen zgjedhje, zgjedhjet në të cilat shteti, i quajtur shtet, përdor të gjithë financat e tij për të blerë vota?" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI