Flash

Berisha thirret nesër në SPAK/ Duhet të japë shpjegime për...

Lapsi.al 9 June 2025
Berisha thirret nesër në SPAK/ Duhet të japë shpjegime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për t'u paraqitur ditën e nesërme në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Genc Gjokutaj përmes një postimi në Facebook.

Ai shprehet se Berisha është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në SPAK ndaj Berishës. Duke ironizuar vendimin e SPAK, avokati shkruan se "historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: "Hajduti bërtet kapeni hajdutin".

"Nesër në orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishen per te dhënë shpjegime ne lidhje me nje kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin!" - shkruan Gjokutaj.

Në dokumentin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj ka urdhëruar paraqitjen e Berishës në orën 10 të së martës përpara Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit Ardit Neli, "me dokument identifikimi me vete".

"Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të proçedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 të K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm" - thuhet në dokument.

Gjyqtarja Irena Gjoka është akuzuar nga Berisha se është dënuar në Greqi vite më parë, dënim që ajo e ka mbajtur të fshehtë. Për këto akuza, Gjoka e ka kallëzuar Berishën për shpifje. /LAPSI.al  

Të këshilluara

Shkodër, vetëplagoset e armë një burrë

Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është ...

20:06

Përdhunim dhe ngacmime seksuale në Borsh

Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve pas kallëzimeve të bëra nga dy të reja, për ngjarje të ndodhura gjatë qëndrimit të tyre në plazhin e...

18:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI