Flash

Tifozi bie nga tribuna, humb jetën: tragjedi gjatë Portugali-Spanjë në Nations League

Lapsi.al 9 June 2025
Tifozi bie nga tribuna, humb jetën: tragjedi gjatë
Gjatë finales së Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës, një tifoz ka rënë nga tribuna e “Allianz Arena” dhe pak më pas ka ndërruar jetë. Lajmi është dhënë nga UEFA, e cila fillimisht nuk dha asnjë detaj, madje as mbi kombësinë e personit të ndjerë, për të cilin mendohet se është spanjoll, duke marrë parasysh edhe mesazhin ngushëllues të trajnerit të Spanjës, De la Fuente.

Burri ra nga tribuna e “Allianz Arena” në Mynih

Portugalia dhe Spanja po luanin pjesën e parë shtesë në finalen e Nations League dhe, në minutat e fundit, një burrë ra nga tribuna dhe më pas humbi jetën. Dinamika e aksidentit nuk është e qartë. Ajo që dihet është se burri ra nga pjesa e sipërme e stadiumit, duke rënë rreth 5 metra në zonën në të djathtë të tribunës së shtypit. Lexo më tej: Portugalia thërret djalin e Cristiano Ronaldos: hera e parë për të me kombëtaren Gjendja e tij u duk menjëherë e rëndë. Mjekët ndërhynë menjëherë, e imobilizuan burrin, por nuk arritën t’ia shpëtonin jetën. Stafi mjekësor dhe ai i sigurisë së “Allianz”-it e rrethuan zonën me shirita dhe e mbuluan me mbulesa për të penguar tifozët, shtypin dhe fotografët që të shihnin skenën.

Ngushëllimet e UEFA-s dhe trajnerit të Spanjës

Komunikata e shkurtër e UEFA-s: “Ka pasur një emergjencë mjekësore në ‘Munich Arena’ dhe, pavarësisht përpjekjeve mjekësore për t’ia shpëtuar jetën, burri, për fat të keq, ndërroi jetë në orën 00:06. Mendimet tona janë me të afërmit e tij në këtë moment të vështirë”. Ndërkohë, trajneri spanjoll De la Fuente ka deklaruar: “Para së gjithash, dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e një tifozi që ka ndërruar jetë. Kjo na bën të kuptojmë se çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI