Flash

Berisha: Irena Gjokën e kam pyetur për një bisedë telefonike me Alket Hysenin

Lapsi.al 10 June 2025
Berisha: Irena Gjokën e kam pyetur për një bisedë telefonike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me një kallëzim të depozituar nga gjyqtarja Irena Gjoka. Berisha tha se u thirr në SPAK me firmë të Altin Dumanit, për “fyerjen e gjyqtares Irena Gjoka”. Ai theksoi se gjyqtaren vetëm e ka pyetur për një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Sipas tij nëse ajo do të ishte e pafajshme do të përgjigjej.

"Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit. Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse... Domethënë, i shqetësuar gjer në plalcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë... Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro.

Pyetje i kam bërë unë asaj. Dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën. Unë desha të lexoj, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe. Pra, ua them unë këtu, prisni... A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin?

Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje...", tha Berisha.

Të këshilluara

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri. Policia bën me dije se janë bllokuar 7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe. Gjithashtu...

10:00

Rusia sulm me dronë luftarakë në Odessa

ka nisur një sulm “masiv” me dronë në kryeqytet, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Sulmi me dron në Odesa goditi objektet mjekësore dhe ndërtesat e...

08:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI