Flash

Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano

Lapsi.al 10 June 2025
Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano

Prokuroria e Posaçme ka publikuar emrat e 13 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë.

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

LISTA e aplikantëve sipas rendit afalbetik:

1. Andi Pogaçe

2. Artur Beu

3. Astrit Halilaj

4. Elton Kërluku

5. Gentian Ndoi

6. Gentjan Shehaj

7. Gledis Nano

8. Haki Çako

9. Joni Keta

10. Maoricio Sheldija

11. Marinela Pilinçi

12. Miklovan Kanani

13. Nevrus Ndregjoni

Të këshilluara

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri. Policia bën me dije se janë bllokuar 7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe. Gjithashtu...

10:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI