Flash

Lewandowski, te Polonia nuk e duan: lojtarët festuan heqjen e shiritit të kapitenit

Lapsi.al 10 June 2025
Lewandowski, te Polonia nuk e duan: lojtarët festuan heqjen e shiritit

Vendimi i trajnerit të Polonisë për t’i hequr shiritin e kapitenit Robert Lewandowski pas 11 vitesh u prit me festë në dhomën e zhveshjes: “lojtarët po festojnë”, ishte mesazhi që mori një gazetar polak nga dikush që ndodhej i pranishëm në atë moment. Një veprim, ai i trajnerit Michal Probierz, që e shtyu sulmuesin 36-vjeçar të Barcelonës të njoftonte se nuk do të luajë më me kombëtaren për sa kohë ai do të jetë në pankinë.

Duartrokitje në dhomën e zhveshjes së Polonisë pas lajmit

Është e qartë që shokët e skuadrës nuk ishin edhe aq të kënaqur me mënyrën se si Lewandowski ushtronte udhëheqjen e tij, e cila përbëhej kryesisht nga kritika të ashpra ndaj tyre: përçarja përfundimtare kishte ndodhur pas ndeshjes së marsit kundër Maltës. Pas një tjetër fitoreje me vështirësi (2-0 në shtëpi), ish-kapiteni kishte hyrë me forcë në dhomën e zhveshjes dhe kishte qortuar stafin teknik bashkë me lojtarët. Mesazhi, i shprehur më pas edhe për televizionet, ishte i njëjtë: kështu nuk shkojmë askund. Vendimi për t’i dhënë shiritin Piotr Zielinski u prit gjithashtu me duartrokitje, një sinjal tjetër që skuadra e ka braktisur golashënuesin rekordmen të kombëtares (84 gola në 157 ndeshje).

Lexo më tej: Lewandowski largohet nga Polonia, fyhet nga tekniku: pas 11 vitesh s'është më kapiten

Pas lamtumirës ndaj Polonisë, bërë përmes rrjeteve sociale – “për sa kohë ai do të jetë trajner” – Lewandowski më pas e shpjegoi me detaje vendimin për të lënë kombëtaren në një intervistë për një gazetë polake: “Kam marrë një telefonatë të papritur nga trajneri Michal Probierz, i cili më informoi se kishte vendosur të ma hiqte shiritin. Nuk isha aspak i përgatitur, po përpiqesha të vija në gjumë fëmijët e mi. Nuk pata as kohë t’i informoja familjarët apo të flisja me dikë për atë që ndodhi, sepse vetëm pak çaste më vonë u shfaq një mesazh në faqen e Federatës së Futbollit. Mënyra se si m’u komunikua kjo gjë më befasoi vërtet. Më dukej se çështje të tilla duhej të trajtoheshin ndryshe. Gjithçka u komunikua në telefon, nuk duhej të kishte ndodhur kështu. Trajneri e tradhtoi besimin tim”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI