Flash

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Lapsi.al 10 June 2025
Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministëri i qeverisë së Kosovës në ekzil Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Bukoshi vdiq pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore dhe ka jetuar e është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

Bujar Bukoshi u emërua Kryeministër i qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë. Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Të këshilluara

Rusia sulm me dronë luftarakë në Odessa

ka nisur një sulm “masiv” me dronë në kryeqytet, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Sulmi me dron në Odesa goditi objektet mjekësore dhe ndërtesat e...

08:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI