Flash

Propozimi/ 2 orë leje nga puna për faljen e namazit për besimtarët myslimanë

Lapsi.al 10 June 2025
Propozimi/ 2 orë leje nga puna për faljen e namazit për

Të gjithë punëmarrësit e besimit mysliman mund të marrin dy orë pushim në drekë për të falur namazin e të xhumasë. Në nismën e prezantuar këtë të martë nga deputeti demokrat, Lefter Gështenja, për punëdhënësit myslimanë kërkohet leje për faljen e vakteve të namazit, krijimi i hapësirave të faljes, si dhe dy orë pushim të premten e faljes së xhumasë. Këto janë tre propozimet që parashikohet të përfshihen në Kodin e Punës, dhe që diskutuan këtë të martë në Komisionet parlamentare.

“Punëdhënësi merr masa që të ofrojë një ambient të posaçëm për punëmarrësit e besimit mysliman për të kryer ritet e tyre fetare. Në rast se numri i punëmarrëseve të këtij besimi është më shumë se 50, punëdhënësi ka për detyrim të ndërtuar një ambient të posaçëm për kryerjen e riteve fetare Punëdhënësi është i detyruar të respektojë oraret e faljes për punëmarrësit mysliman, sipas njoftimeve paraprake që i janë bërë atij nga punëmarrësi, për sa kohë është e mundur kjo për shkak të natyrës së punës. Punëmarrësi i besimit mysliman, ka të drejtën e pushimit dy orë çdo ditë të premte me qëllim që të falë namazin e xhumasë në ambientin më të afërt të xhamisë në vendin e punës”, u shpreh Lefter Gështenja, deputet i PD-së.

Deputetët në komisione kërkuan që të bëhet verifikimi i orarit të shkëputjes nga orari i punës për të falur namazin, në mënyrë që të ketë abuzime.

“A është parashikuar se si mund të kontrollohet kjo gjë? Sepse kur vjen fjala pastaj një shkëputje nga puna, apo një orë pushimi mund të abuzojnë, ose të kërkohet që të bëhet edhe nga punonjës të tjerë, që mbase nuk e duan për atë arsye, por që të abuzohet dhe të vazhdojnë të shkëputen nga ora e punës”, tha Shpresa Marnoj.

“Për sa i përket, se si do të verifikohet. Unë nuk besoj se dikush deklaron që një i punësuar do të shkoj në xhami, të falë namaz 2 orë, do gënjej. Sepse flasim për njerëz që besojnë në Zot”, tha Gështenja.

Nisma e deputetit demokrati pati dhe kundërshtime. Deputetja socialiste, Milva Ikonomi, tha se në Kushtetutë cilësohet se Shqipëria është një shtet laik.

“Po të ishit referuar, kemi një nen të caktuar që Republika e Shqipërisë është një republikë laike. Dhe shteti është neutral, shteti na lë për besimi sit ë duam vetë. Nuk ndërhyn shteti atje”, tha deputetja socialiste, Milva Ikonomi. /TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI