Flash

Dha intervistë live nga burgu, Meta ndëshkohet në qeli për 10 ditë (VIDEO)

Lapsi.al 11 June 2025
Dha intervistë live nga burgu, Meta ndëshkohet në qeli për

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me një deklaratë për mediat dënimin disiplinor të Ilir Metës me 10 ditë ndalim të çdo aktiviteti sportiv në ambientet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit. Sipas Blushit, kjo masë është marrë pasi Meta dha një intervistë televizive live. (KLIKO KETU)

“Rasti më qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV ‘Jordan Misja’ dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.

Blushi e quan këtë një përpjekje “qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.” Intervista ndodhi gjatë edicionit të lajmeve në Oraneës, ku Meta tha se gëzonte shëndet të plotë, foli për kushtet e burgut dhe një bisedë që kishte pasur me Edmond Panaritin.

"Beti je profesioniste! Ju e dini shumë mirë pse u rrëmbeva unë. është tjetër Ilir Meta në radhë me partitë e tjera, tjetër të isha vetë. Edhe unë mezi e gjeta emrin kur votava se nuk ishte proces i lehtë. Kjo është një parti e cila prej vitesh ka qenë target i një regjimi kriminal që ka përdorur cdo instrument përfshirë edhe SPAK për ta shkatërruar, për ta marrë peng, që nga kryetari që u rrëmbye, se nuk kam pasur mundësi të flas me ndonjë gazetar qëlloi rastësisht. Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie, pa asnjë prezantim kush ishin ata kriminelë, nuk kishin numër identifikimi nuk kishin asgjë dhe të dini një gjë, ndoshta kërkoni kamera apo pamje se duhet të kenë: ai operacion nuk nisi aty ku shikoni ju te makina ime, por nisi 300 metra përpara, ishin bllokuar të gjitha makinat dhe ata shkonin aty si kriminela, terrorizonin njerëzit, ne nuk kuptonim çfarë janë këta banditë që kërkojnë ndonjë njeri? Çfarë janë këta kriminela apo policë? Se ishintë forcave speciale që nuk lejohet të merren me këto lloj veprimesh dhe kur kanë mbërritur sic e keni parë.. dhe pas meje ishte një makinë private ku më futën mua. Pra për ish presidentin e republikës. Por unë isha me status zyrtar, deri në 24 korrik e kam status zyrtar si ish-president, si njeri që mbrohet nga garda e republikës. Pse bëhet kjo? Për njerëzit se mua cfarë do më bëjnë? Por mua më kanë bërë një nder të paparë, më kanë sjellë në një formë të paparë sportive" u shpreh Meta.

Të këshilluara

Turisti humb jetën në Butrint

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Parkun Kombëtar të Butrintit, në Sarandë ku një turist i huaj, pjesë e një grupi që po vizitonte sitin arkeologjik, është ...

15:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI