Flash

Energjia dhe financat, BE gati sanksionet e reja për Rusinë

Lapsi.al 11 June 2025
Energjia dhe financat, BE gati sanksionet e reja për Rusinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen së bashku me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaia Kalas paraqitën propozimin e Komisionit për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila synon sektorët e saj të energjisë dhe financiar.

Presidentja e Komisionit përsëriti thirrjen e BE-së drejtuar Moskës për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, prej të paktën 30 ditësh në Ukrainë. Von der Leyen theksoi se mesazhi i BE-së është shumë i qartë që kjo luftë duhet të përfundojë. Ajo shtoi se nevojitet një armëpushim i vërtetë dhe Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave me një propozim serioz.

“Ne duam paqe për Ukrainën, por pavarësisht javësh përpjekjesh diplomatike, pavarësisht propozimit të Presidentit ukrainas Zelensky për një armëpushim pa kushte, Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë”, theksoi von der Leyen, duke vënë në dukje se Rusia nuk dëshiron paqe, por të imponojë ligjin e forcës.

Në sektorin e energjisë, Komisioni po propozon për herë të parë të vendosë një ndalim për transaksionet për tubacionet NorthStream I dhe II. Von der Leyen tha se asnjë operator i BE-së nuk do të jetë në gjendje të angazhohet drejtpërdrejt ose tërthorazi në ndonjë transaksion që lidhet me tubacionet NorthStream.

Përveç kësaj, Komisioni propozon të ulë çmimin maksimal për naftën ruse nga 60 dollarë në 45 dollarë për fuçi - një çështje që von der Leyen tha se do të diskutohet në Samitin e G7 që do të mbahet në fund të javës në Kanada. Përveç kësaj, Komisioni propozon t’i shtojë listës prej 342 cisternash edhe 77 cisterna të tjera që i përkasin të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë, e cila e ndihmon atë të anashkalojë sanksionet perëndimore.

Presidentja e KE-së tha se një ndalim i importit të produkteve të rafinuara të bazuara në naftën bruto ruse është propozuar gjithashtu për të parandaluar hyrjen e një pjese të naftës bruto ruse në tregun e BE-së përmes derës së pasme.

Në sektorin bankar, BE-ja synon të kufizojë aftësinë e Rusisë për të mbledhur kapital dhe për të kryer transaksione. Komisioni propozon që ndalimi ekzistues i SëIFT-it të shndërrohet në një ndalim të plotë transaksionesh dhe të zbatohet në 22 banka të tjera ruse. Përveç kësaj, Komisioni propozon të zgjerojë ndalimin e transaksioneve edhe për institucionet financiare në vendet e treta që financojnë tregtinë me Rusinë duke anashkaluar sanksionet.

BE gjithashtu propozon të vendosë sanksione mbi Fondin Rus të Investimeve Direkte, degët e tij dhe projektet e tij të investimit. Së fundmi, Komisioni po propozon ndalime të mëtejshme të eksportit me vlerë më shumë se 2.5 miliardë euro. tha von der Leyen, duke vënë në dukje se objektivi janë makineritë, metalet, plastikat dhe kimikatet. Eksporti i mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë të përdorura për të prodhuar dronë, raketa dhe sisteme të tjera armësh do të kufizohet gjithashtu, për të siguruar që Rusia të mos gjejë mënyra për të modernizuar armët e saj me teknologji evropiane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI