Flash

Julia Fox mbështet Blake Lively në përplasjen ligjore me Justin Baldoni:

Lapsi.al 11 June 2025
Julia Fox mbështet Blake Lively në përplasjen ligjore me Justin

Julia Fox ka reaguar së fundmi ndaj  betejës ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, që lidhet me filmin e vitit 2024 It Ends With Us.

Në një intervistë për Daily Mail gjatë Festivalit të Filmit Tribeca 2025, Julia Fox u shpreh: “Isha shumë e lumtur kur dëgjova lajmin për Blake Lively, sepse gjithmonë mbështes gratë.”

Deklarata e saj vjen pak orë pasi një gjyqtar në SHBA hodhi poshtë padinë për shpifje prej 400 milionë dollarësh të ngritur nga Baldoni ndaj Lively, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistes Leslie Sloane.

Fox, 35 vjeçe, shtoi: “I mbështes gratë kur kanë të drejtë. I mbështes edhe kur janë gabim. I mbështes edhe kur nuk i pëlqejnë të tjerëve. I mbështes edhe kur nuk kemi asgjë të përbashkët – gjithsesi, unë do ta mbështes Blake.”

Aktorja e “Uncut Gems” tha se identifikohet me Lively pasi edhe vetë ka qenë “viktimë e internetit” dhe sulmeve të ashpra online. “Shpeshherë, ndëshkimi ndaj grave është më i rëndë se vetë krimi – dhe ndonjëherë as nuk e dimë nëse ka pasur krim,” shtoi ajo.

Fox u shpreh se nuk do të punonte kurrë me Baldoni dhe se, edhe nëse akuzat e Lively rezultojnë të pabazuara, ajo “nuk e meriton gjithë urrejtjen që po përjeton.”

Në dhjetor 2024, Blake ngriti padi kundër Baldoni-t duke e akuzuar për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit. Aktori i mohoi akuzat dhe në janar 2025 ngriti një padi me një kërkesë prej 400 milionë dollarësh, duke akuzuar Lively, Reynolds dhe publicisten për shpifje dhe shantazh.

Gjykatësi Lewis J. Liman rrëzoi paditë eJustin këtë të hënë, duke përfshirë edhe një padi prej 250 milionë dollarësh ndaj New York Times. Megjithatë, ai i dha ekipit ligjor të Baldoni afat deri më 23 qershor për të paraqitur pretendime të ndryshuara në lidhje me ndërhyrjen në kontratë dhe shkelje të marrëveshjes së besimit.

Gjyqi mes Baldoni dhe Lively pritet të fillojë në mars të vitit 2026.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI