Flash

Manchester City, merkato e çmendur e qershorit: në 10 ditë, mbi 150 milionë euro

Lapsi.al 11 June 2025
Manchester City, merkato e çmendur e qershorit: në 10 ditë, mbi
Ndër risitë e tij, Kupa e Botës për Klube ka sjellë një dritare të re merkatoje, dhjetë ditë të dedikuara vetëm për skuadrat pjesëmarrëse që mund të përforcohen përpara se të marrin pjesë në kompeticion. Ekuilibrat e lojës ndryshojnë, por gjithmonë janë klubet e mëdha që vendosin rregullat dhe realizojnë goditjet më të bujshme. Edhe në këtë rast, Manchester City dallon mbi të gjithë për vëllimin e shpenzimeve: brenda vetëm dhjetë ditëve ka shpenzuar mbi 150 milionë euro për të sjellë në skuadër Tijjani Reijnders, Rayan Ait-Nouri, Rayan Cherki dhe Marcus Bettinelli. Dritarja speciale e merkatos ishte e hapur nga data 1 deri më 10 qershor dhe këto pak ditë i kanë mjaftuar Pep Guardiolës për të pasur në dispozicion katër përforcime të reja, jo vetëm për Kupën e Botës për Klube, por edhe për sezonin e ri ku objektivi kryesor është të fshihet hapi fals i kampionatit të fundit. E gjitha kjo pas më shumë se 200 milionë eurove të shpenzuara në merkaton e janarit për Omar Marmoush, Nico Gonzalez, Abdukodir Khusanov dhe Vitor Reis: investimi shkon në kuotën e 350 milionëve brenda pesë muajsh, shifra monstruoze që pak mund t’i barazojnë.

Askush nuk ka shpenzuar në qershor sa Manchester City

Sesioni shtesë i merkatos ishte i dedikuar vetëm për skuadrat që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube, pra një numër mjaft i kufizuar ekipesh të mëdha që mundën të përshpejtojnë transferimet përpara verës. Mes tyre, askush nuk ka arritur të mbajë hapin me Manchester City-n, që për dhjetë ditë ka shpenzuar 150 milionë euro për katër lojtarë: në të vërtetë tre, pasi Bettinelli nga Chelsea ka kushtuar një shifër vërtet të papërfillshme krahasuar me shokët e tij të rinj të skuadrës. Goditja më e kushtueshme ishte Reijnders nga Milan, i marrë për 55 milionë euro plus 15 të tjera në formë bonusesh të ndryshueshme – një shumë e rëndësishme për t’i dhuruar Guardiolës një mesfushor të ri. Ait-Nouri dhe Cherki plotësojnë kuadrin e përforcimeve të reja me një investim mbi 35 milionë euro secili. Janë shifra shumë të rëndësishme për klubin anglez që edhe një herë tjetër bëhet dominues absolut i merkatos, pavarësisht se ndodhet ende në një situatë të pasigurt: në lojë është ende procesi për 130 shkeljet e dyshuara të Fair Play Financiar, për të cilat ende nuk ka një vendim dhe që mund të përmbysin gjithçka.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI