Flash

Brad Pitt pas divorcit me Jolie: “Kam bërë gabime, por po mësoj"

Lapsi.al 12 June 2025
Brad Pitt pas divorcit me Jolie: “Kam bërë gabime, por po

Brad Pitt ka folur hapur për gabimet që ka bërë gjatë jetës, pak kohë pasi finalizoi divorcin shumëvjeçar me Angelina Jolie.

Aktori i filmit “Fight Club”, i cili ishte në tapetin e kuq të premierës së filmit “F1” në Mexico City të hënën mbrëma, ndau mendimet e tij me Entertainment Tonight për sfidat e jetës dhe rëndësinë e rrethit shoqëror.

“Pavarësisht gabimit, ti mëson dhe ecën përpara,” u shpreh 61-vjeçari kur u pyet se çfarë e bën të ndihet “i qëndrueshëm”.

Duke folur për qetësinë që ndjen në këtë fazë të jetës, Pitt shtoi:

“Kur arrin në këtë moshë, kupton sa e rëndësishme është të rrethohesh me njerëzit që i njeh, që i do, dhe që të duan. Miqtë, familja – dhe kjo është e gjitha. Pastaj vjen puna, krijimtaria… është një ekuacion i thjeshtë.”

Komentet e Pitt vijnë vetëm dy javë pasi ai theu heshtjen rreth përfundimit zyrtar të martesës me Angelina Jolie. Çifti e përmbylli divorcin në dhjetor 2024, më shumë se tetë vite pasi Jolie e kishte paraqitur kërkesën në shtator 2016.

Në një intervistë për GQ, kur u pyet nëse ndjeu lehtësim pas finalizimit të ndarjes, ai tha: “Jo, nuk mendoj se ishte ndonjë gjë e madhe. Ishte thjesht diçka që u përmbyll ligjërisht.”

Angelina dhe Brad kanë gjashtë fëmijë së bashku: Maddox (23), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19), dhe binjakët Knox dhe Vivienne (16). Sipas burimeve, asnjëri nga fëmijët nuk është në marrëdhënie të mira me Pitt, dhe disa prej tyre madje kanë vendosur të heqin mbiemrin e tij.

Në kohën kur u finalizua divorci, avokati i Jolie, James Simon, tha për Page Six: “Angelina dhe fëmijët kanë lënë çdo pronë të përbashkët me z. Pitt dhe ajo është përqendruar në paqe dhe shërim për familjen. Ky është vetëm një hap në një proces të gjatë dhe të lodhshëm.”

Gjithashtu, Jolie ka hequr dorë përfundimisht nga çdo e drejtë për mbështetje financiare nga ish-bashkëshorti i saj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI