Flash

De Bruyne te Napoli është zyrtare, vjen njoftimi i De Laurentiis: “Mirësevjen Kevin”

Lapsi.al 12 June 2025
De Bruyne te Napoli është zyrtare, vjen njoftimi i De Laurentiis:
Kevin De Bruyne është lojtar i Napolit. Tashmë është zyrtare. Ka ardhur njoftimi i Aurelio De Laurentiis: “Mirësevjen Kevin”. Mesfushori belg do t’i bashkohet kampionëve të rinj të Italisë dhe do të jetë pjesë e skuadrës që Antonio Conte do të ketë në dispozicion për sezonin 2025-2026. Një goditje e madhe nga ana e klubit napolitan, që ka siguruar një lojtar të nivelit absolut dhe që do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm edhe për rikthimin e SSC Napolit në Ligën e Kampionëve. “Kevin është krenar që është njëri prej nesh!”. Kështu kampionët e Italisë e kanë zyrtarizuar blerjen e mesfushorit belg.

Shifrat dhe detajet e marrëveshjes

Kevin De Bruyne do të transferohet te Napoli pasi ka lënë Manchester City dhe do të përfitojë një pagë totale – mes rrogës dhe bonusit të firmës – që i afrohet 10 milionë eurove në vit. Negociatat janë përmbyllur në ditët e fundit dhe gjithçka ka pasur një përfundim pozitiv pas arritjes së marrëveshjes për menaxhimin e të drejtave të imazhit të futbollistit belg. KDB ka firmosur një kontratë për tre sezonet e ardhshme dhe struktura e marrëveshjes parashikon një pagesë vjetore prej 6 milionë euro për dy vitet e para të kontratës, e cila do të reduktohet në 5 milionë euro në rast se ushtrohet opsioni për një vit të tretë shtesë.

De Bruyne te Napoli: si do të luajë me Conte

Ish-kapiteni i Manchester City është përdorur në të gjitha rolet e mesfushës nga Pep Guardiola dhe ka treguar të gjithë repertorin e tij, si në aspektin teknik ashtu edhe në atë fizik. Në vitet e fundit, zona e tij e veprimit është spostuar disa metra më pas, por aftësitë dhe cilësitë e tij karakteristike i kanë mundësuar të shkëlqejë si në rolin e trekuartistit, ashtu edhe si mezzala në një mesfushë me tre. Aftësia e tij për të vepruar mes linjave në fazën ofensive dhe për të ndërtuar lojën në fazën e ndërtimit do t’i japë teknikut Antonio Conte më shumë zgjidhje për një sezon të ngarkuar siç pritet të jetë ai i 2025-2026 për Napolin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI