Flash

Vràu me thikë kushëririn në Klos, arrestohet autori

Lapsi.al 12 June 2025
Vràu me thikë kushëririn në Klos, arrestohet autori

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Xibër të Klosit mbrëmjen e djeshme, ku 65-vjeçari Selim Velsula humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Mësohet se autori i vrasjes është kushëriri i 65-vjeçarit, i cili u arrestua në shtëpinë e vëllait të tij në zonën e Alliasit në Tiranë.

Sipas burimeve, ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person. Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.

Policia njoftoi një ditë më parë se 65-vjeçari u gjet i pajetë pranë pronës së tij. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.6 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.6 lekë dh...

08:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI