Flash

Sabrina Carpenter reagon për ndarjen me Barry Keoghan

Lapsi.al 12 June 2025
Sabrina Carpenter reagon për ndarjen me Barry Keoghan

Sabrina Carpenter ka folur për herë të rrallë rreth jetës së saj private dhe sfidave që përballet si një këngëtare  në qendër të vëmendjes.

Në një intervistë të re për Rolling Stone, Sabrina tregoi se sa e vështirë është të përballesh me një ndarje kur gjithë bota ka diçka për të thënë.

“Je në fazën kur thua: ‘Kjo nuk ndodhi atëherë. Kjo ndodhi. Po ju mungojnë disa detaje kyçe,’” u shpreh 26-vjeçarja. “Njerëzit e nënvlerësojnë sa e ndërlikuar është të jesh një grua e re, të kesh marrëdhënie dhe të përballesh me një turmë të tërë të panjohurish që kanë opinione mbi to.”

Sabrina ishte në një lidhje të përfolur me aktorin irlandez Barry Keoghan. Lidhja e tyre përfundoi në dhjetor 2024, me burime që thoshin se “të dy janë të rinj dhe të fokusuar në karrierë.”

Pas ndarjes, nisën spekulimet se Keoghan mund ta kishte tradhtuar këngëtaren, veçanërisht pasi influencuesja Breckie Hill publikoi disa postime të dyshimta në rrjetet sociale që lanë të kuptohej se ishte në të njëjtat vende me aktorin në të njëjtën kohë.

Për shkak të presionit të madh dhe komenteve negative, Keoghan madje pezulloi llogarinë e tij në Instagram. Ai më pas reagoi, duke kërkuar që njerëzit të mos përfshinin djalin e tij të vogël, Brando, në mes të këtij kaosi.

“Ju lutem, kujtoni që djali im do t’i lexojë të gjitha këto për babain e tij kur të rritet. Tregoni respekt,” shkroi ai në X (ish-Twitter).

Nga ana e saj, Breckie mohoi çdo përfshirje, duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Barry-n dhe vetëm e ka parë në televizor. Sabrina nuk komentoi publikisht, duke u fokusuar te projektet muzikore.

E pyetur për statusin e saj aktual, Carpenter u përgjigj:
“Jam duke bërë gjënë tipike të një 25-vjeçareje, çfarëdo që të thotë kjo.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI