Flash

Serbia vendos, Shqipërinë e presin në Rajko Mitic: stadiumi më sugjestionues në botë

Lapsi.al 12 June 2025
Serbia vendos, Shqipërinë e presin në Rajko Mitic: stadiumi
Të luash në Beograd nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Ka qenë dikur, e është edhe sot, pavarësisht se Crvena Zvezda nuk është më ajo e kampionëve të dikurshëm. Rajko Mitic, i njohur më shumë si Maracana, është një nga stadiumet më sugjestionues të të gjitha kohërave. Kundërshtarët e Crvena Zvezdës nuk duhet ti bëjnë llogaritë vetëm me kundërshtarët në fushë, por edhe më tifozerinë e tmerrshme dhe tunelin e tij frikësues. Pikërisht aty, Federata serbe e futbollit ka vendosur të presë Shqipërinë në përballjen e 11 tetorit. I futur në histori për grafitet në gjuhë cirilike, mesazhe të qarta për ti bërë kundërshtarët të druhen e kalimi para forcave të policisë është lyer tashmë bardhekuq. Një tunel i gjatë, me shkallë që zbresin e ngjiten e ku fundi nuk duket kurrë, në kohën kur brohoritjet e egra të tifozëve sa vijnë e afrohen, duke i bërë të frikësohen 11 kundërshtarët e Zvedzës dhe Serbisë, në rastet kur luan kombëtarja.

"Tuneli i Ferrit"

I gjatë më shumë se 100 hapa, kalimi që përcjell lojtarët në fushën e lojës ka pësuar një fare ristrukturimi, por ruan me vete vite tradite e frike. Impianti i ndërtuar në 1961, që mban emrin e ish-futbollistit serb Rajko Mitic, është një fortesë që i jep krahë formacionit serb në Europë dhe jo vetëm. Uefa ka kërkuar me ngulm ndërhyrje në të gjithë strukturën, ndaj dhe nën-kalimi ku Gjimshiti e të tjerët do të ecin për të dalë në fushë në sfidën kualifikuese në Grupin K për Kupën e Botës është disi më elegant, por përsëri i mbushur me tension. Një ecje drejt ferrit konsiderohet dhe kuqezinjtë do të përjetojnë, pas ngjarjeve të 11 viteve më pare në stadiumin e Partizanit. Tifozeria që drejtohet nga Ivan Bogdanov i “tmerrshmi”, nuk e harron dronin me flamurin me simbolet shqiptare, ndaj ajo në Beograd vetëm një ndeshje e thjeshtë nuk do të jetë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI