Flash

VIDEO E RE/ Kamerat fokusuan çastin rrëqethës të rrëzimit të avionit në Indi

Lapsi.al 12 June 2025
VIDEO E RE/ Kamerat fokusuan çastin rrëqethës të
Më shumë se 290 persona humbën jetën kur një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 persona në bord, u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti perëndimor i Ahmedabad-it, të enjten. Mes viktimave kishte edhe persona që ndodheshin në tokë, pasi avioni, i cili duhej të mbërrinte në aeroportin Gatëick në jug të Londrës, u rrëzua mbi një konvikt të një kolegji mjekësor gjatë orës së drekës. Autoritetet e kanë quajtur këtë katastrofën më të rëndë ajrore në botë gjatë dekadës së fundit. Sipas policisë, të paktën një pasagjer ka mbijetuar. Ai tregoi për mediat se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë menjëherë pas ngritjes. Pasagjeri ndodhej në vendin 11A, pranë një daljeje emergjente, çka mund të ketë ndihmuar në mbijetesën e tij. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të mbijetuar të tjerë që po trajtohen në spitale. Mes viktimave ishte edhe një zyrtar i njohur lokal. Autoritetet kanë kërkuar nga familjarët të ofrojnë mostra të ADN-së për të ndihmuar në identifikimin e trupave. Hetuesit pritet të kërkojnë kutitë e zeza të avionit, pajisje të vogla por tepër të forta që regjistrojnë të dhëna të rëndësishme për të kuptuar shkaqet e një aksidenti ajror. Avionët zakonisht mbajnë dy kuti të tilla: një që regjistron zërat në kabinën e pilotëve dhe një tjetër që mbledh të dhëna fluturimi si lartësia dhe shpejtësia. Këto pajisje ndodhen në pjesën e pasme të avionit, pasi besohet se është pjesa më pak e dëmtuar gjatë një përplasjeje. Ende nuk dihet nëse kutitë e zeza të fluturimit 171 janë gjetur, por edhe nëse gjenden, analizimi i të dhënave mund të zgjasë disa ditë apo edhe javë. Video të shumta kanë qarkulluar në rrjet që tregojnë momentin e ngritjes dhe më pas rrëzimin në pak minuta të avionit mbi godinë. 

Të këshilluara

A do të mësojë ndonjëherë Netanyahu?

A është e mundur që Winston Churchill do të kishte miratuar që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të armatoste milici kriminale apo klane të lidhura me kr...

14:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI