Flash

Irani tërhiqet nga bisedimet për negociatën bërthamore me SHBA-në!

Lapsi.al 13 June 2025
Irani tërhiqet nga bisedimet për negociatën bërthamore me

Në një zhvillim që përshkallëzon tensionet në Lindjen e Mesme, Irani ka shpallur zyrtarisht tërheqjen nga negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund përpjekjeve për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015. Vendimi i Teheranit vjen në një moment kur armiqësitë me Izraelin kanë arritur një tjetër kulm, pas sulmeve të gjera ajrore izraelite ndaj objekteve strategjike iraniane – përfshirë ato ushtarake dhe bërthamore – të cilat janë ndjekur nga kundërpërgjigje me dronë nga ana e Iranit.

Bisedimet synonin të rivendosnin marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015, e cila kufizonte kapacitetin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Por kjo marrëveshje u zhbë në vitin 2018, kur administrata e atëhershme e presidentit Donald Trump vendosi të tërhiqej njëanshmërisht prej saj, duke e quajtur një “katastrofë diplomatike”.

Në dritën e këtij zhvillimi, ish-presidenti Trump reagoi menjëherë përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, ku zbuloi se i kishte dhënë Iranit një ultimatum 60-ditor për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve – një afat që tashmë ka skaduar.

“Duhet ta kishin bërë! Sot është dita e 61-të. U thashë çfarë të bënin, por nuk mundën të arrinin atje. Tani kanë, ndoshta, një shans të dytë!”, shkroi Trump, duke lënë të kuptohet se dera e negociatave mbetet teknikisht e hapur, por me kushte të reja.

Deklarata e Trump erdhi vetëm një orë pasi ai u bëri thirrje publike udhëheqësve iranianë që të arrinin një marrëveshje sa më parë, duke paralajmëruar se në të kundërt, “sulmet izraelite mund të jenë edhe më të dhunshme”.

Për momentin, zyrtarë të Teheranit nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete të tërheqjes, por mediat iraniane kanë cituar burime pranë qeverisë që flasin për një “mjedis të pasigurt dhe të papranueshëm për dialog” në dritën e sulmeve të fundit të koordinuara nga Izraeli dhe heshtjes ndërkombëtare për to.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI