Flash

Nis hakmarrja iraniane, luftë në qiellin e Tel Avivit (PAMJE LIVE)

Lapsi.al 13 June 2025
Nis hakmarrja iraniane, luftë në qiellin e Tel Avivit (PAMJE LIVE)

Mediat ndërkombëtare raportojnë në këto momente se në kryeqytetin e Izrelit, Tel Aviv janë duke u dëgjuar shpërthime të fuqishme.

Mësohet se sapo ka nisur një sulm masive me dronë dhe raketa nga Irani si hakmarrje për atë që ndodhi natën e kaluar. BBC shkruan se sulmet janë përqendruar në Izraelin qendror ndërsa shpërthime raportohen edhe në Jerusalem.

Sipas të njëjtave burime, re të mëdha tymi shihen që ngrihen mbi Tel Aviv. Tymi po mbulon edhe ndërtesat e larta përreth. Nuk është e qartë nëse kjo është pasojë e raketave iraniane apo e shpërthimeve të tyre në ajër nga sistemet mbrojtëse.

Le scie dei razzi nel cielo sopra Gerusalemme © ANSA/AFP

“Po raportonim drejtpërdrejt nga hoteli ynë në Jerusalem për BBC Neës kur pamë dy dronë që fluturonin mbi kokat tona dhe dëgjuam një shpërthim. Nuk është e qartë nëse ky tingull ishte një sulm apo një asgjësim i njërit prej tyre. Pak çaste më parë, sirenat dhe alarmet e emergjencës ishin ndezur duke sinjalizuar njerëzit të qëndronin pranë strehimoreve” – raportoi gazetari i BBC.

Sistemi i mbrojtjes ajrore aktivizohet në Teheran në orët e para të mbrëmjes. Fotografia është e horizontit të kryeqytetit iranian, me shkëndija të kuqe që shkëlqejnë në qiellin që po errësohet.

Tym që ngrihet mbi horizontin e Tel Avivit

Një konferencë informuese e ushtrisë izraelite u ndërpre pasi zyrtarët thanë se prisnin një sulm iranian. Ushtria izraelite thotë se Irani nisi raketa drejt Izraelit pak kohë më parë dhe sistemet e saj të mbrojtjes po punojnë për të ndaluar kërcënimin.Izraeli konfirmoi sot edhe sulmin në uzinën bërthamore të Isfahanit. Në një reagim udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, paralajmëroi se forcat iraniane do të “veprojnë me forcë” kundër Izraelit. Duke shkruar për X, ai paralajmëron se ata "nuk do të shpëtojnë të padëmtuar nga ky krim". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI