Flash

Miley Cyrus: Një tortë më hoqi nga filmi 'Hotel Transylvania'"

Lapsi.al 13 June 2025
Miley Cyrus: Një tortë më hoqi nga filmi 'Hotel

Miley Cyrus ka zbuluar se nuk e ka harruar incidentin me tortën në formë penisi që i kushtoi një rol të rëndësishëm në fillim të karrierës së saj.

Gjatë një interviste në podkastin e Monica Lewinsky, këngëtarja 32-vjeçare foli për përjashtimin e saj nga filmi “Hotel Transylvania” kur ishte vetëm 18 vjeç, pasi doli një foto ku ajo i dhuronte një tortë në formë penisi të dashurit të atëhershëm, Liam Hemsworth.

“Si shaka, i bleva të dashurit tim një tortë në formë penisi për ditëlindje dhe më pushuan nga puna,” tha ajo. “Isha aktorja kryesore në ‘Hotel Transylvania’ dhe më zëvendësuan sepse bëra një shaka për të rritur, edhe pse isha 18 vjeç.”

Fillimisht, ylli i “Hannah Montana” ishte caktuar për të dhënë zërin e personazhit Mavis Dracula në filmin e animuar nga Sony Pictures që doli në vitin 2012. Pas publikimit të fotos, ajo u zëvendësua nga Selena Gomez, një tjetër yll i Disney Channel.

“Ajo që më duket absurde është se në çdo festë beqarie sheh torta në formë penisi, gota, e gjithçka tjetër. Nuk është ndonjë gjë e madhe,” shtoi ajo.

Cyrus sqaroi se fotoja nuk ishte postuar prej saj, por i kishin vjedhur çantën dhe kamerën në një festë private. “Nuk ishte asgjë që e postova vetë. Ishte një ngjarje private dhe më grabitën.”

Ajo tregoi gjithashtu se incidenti e kishte lënduar shumë emocionalisht. “Mbaj mend që u hodha në pishinë dhe thashë: ‘Nuk do dal derisa të më ktheni punën’. Ishte shumë e vështirë për mua.”

Pas këtij episodi, këngëtarja e hitit “Flowers” nisi të takonte një terapist për të përballuar pasojat emocionale të situatave të tilla.

Nëse një situatë e tillë do të ndodhte sot? Cyrus u përgjigj: “Nuk e di nëse sot i vendosim yjet e Disney-t në piedestalin që i vendosnim atëherë, por ende ndodh që aktorët përballen me pasoja për veprime që nuk përputhen me audiencën për të cilën janë bërë filmat.”

Më herët në intervistë, ajo rrëfeu se kishte humbur edhe një marrëveshje me Walmart kur ishte adoleshente, për shkak të një videoje ku shfaqej duke pirë marijuanë.

“M’u desh t’i dërgoja email CEO-s së Walmart dhe të kërkoja falje që isha 16 vjeç dhe po pija hashash, si shumica e adoleshentëve,” përfundoi artistja.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI