Flash

Studentja indiane me fat: U bllokova në trafik, nuk e kapa dot avionin që u rrëzua

Lapsi.al 13 June 2025
Studentja indiane me fat: U bllokova në trafik, nuk e kapa dot avionin

Ajo i mbijetoi rrëzimit të avionit në Indi falë trafikut në qytetin e Ahmedabad. Kjo është historia e Bhoomi Chauhan, një studente e ekonomisë që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, por që ishte me pushime në Indi. Gruas, e cila duhej të merrte avionin e rrëzuar “Air India AI171”, iu mohua hyrja në bord sepse mbërriti vonë në aeroport.

BBC raporton se Chauhan ishte nisur nga Ankleshëar, 201 km në jug të Ahmedabadit. "Kisha mbërritur në qytet në kohë, por, për shkak të trafikut, mbërrita vonë në aeroport, kështu që nuk më lejuan të hyja", tha studentja indiane duke u shprehur se "ishte shumë e zemëruar nga kjo".

Gruaja tha se mbërriti në aeroport në orën 12:20 sipas kohës lokale, 10 minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në bord. Pasi doli nga aeroporti, ajo u ndal në një kafene për çaj dhe teksa po pyeste për një rimbursim të mundshëm për biletën e saj, ajo mori një telefonatë që e informonte se avioni ishte rrëzuar.

"Është vërtet një mrekulli për mua", - i tha ajo BBC-së. “Ende po dridhem pasi dëgjova se çfarë ndodhi”, - i tha studentja një gazetari disa orë pas aksidentit. “Një dorë hyjnore më shpëtoi” – e mbylli ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Berat

Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen “30 Vjetori” në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqësisë. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shë...

16:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI