Flash

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Lapsi.al 13 June 2025
Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan se kanë arritur një marrëveshje me Belgjikën, që të dënuarit nga kjo gjykatë të mund ta vuajnë dënimin me burgim në këtë shtet.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e Dhomave të Specializuara për të kryer mandatin e vet”, tha kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, sipas një njoftimi për media.

Trendafilova u bëri thirrje edhe shteteve të tjera që të nënshkruajnë marrëveshje me Dhomat e Specializuara – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në mënyrë që, sipas saj “të fuqizohet korniza e gjykatës për zbatimin e dënimeve”.

Specialja kujtoi se të dënuarit në formë të prerë duhet të vuajnë dënimin jashtë Kosovës, bazuar në këmbimin e letrave më 2014 mes përfaqësueses së atëhershme të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Cathrine Ashton, dhe atëbotë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Deri më tani, kjo gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të drejtësisë.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje./ REL

Të këshilluara

Zjarr në Berat

Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen “30 Vjetori” në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqësisë. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shë...

16:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI