Flash

Vrau me thikë kushëririn, i riu “kyç” gojën, gjykata lë në burg 31-vjeçarin

Lapsi.al 13 June 2025
Vrau me thikë kushëririn, i riu “kyç” gojën,

Hazbi Velsula, 31 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Selim Velsula, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë për motivin e krimit, duke kërkuar prani të avokatit mbrojtës dhe duke refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 qershorit në fshatin Xibër të Matit, ku 65-vjeçari Selim Velsula u gjet i pajetë pak metra larg banesës së tij, me plagë të shumta të shkaktuara nga një mjet prerës. Trupi u zbulua nga një bashkëfshatar, ndërsa brenda pak orësh, policia arrestoi në zonën e Alliasit në Tiranë të dyshuarin e vetëm për ngjarjen, Hazbi Velsula.

Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, Gjykata e Dibrës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin, i cili do të mbahet në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe për të kuptuar motivin pas kësaj ngjarjeje të rëndë brenda familjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI