Liverpool i çmendur në merkato: ka shpenzuar tashmë 220 milionë
Lajmin e dha i pari The Athletic dhe është konfirmuar e ripublikuar nga Sky Sports UK. Liverpool ka arritur një marrëveshje me Bayer Leverkusen për blerjen e Wirtz. Mungojnë vetëm firmat, por marrëveshja është bërë. Klubi kampion në Premier League do të paguajë 117.5 milionë euro për kartonin e tij dhe do t’i shtohen edhe 19.3 milionë të tjerë në formë bonusesh të mundshme, disa prej të cilave shumë të lehta për t’u arritur. Liverpool është i çmendur në merkato, duke blerë tashmë dy futbollistë: gjithashtu nga Leverkusen, anësorin holandez Frimpong (për 35 milionë) dhe Milos Kerkez nga Bournemouth (mbi 50 milionë).Florian Wirtz's goal for Leverkusen against RB Leipzig on the weekend...
— DW Sports (@dw_sports) August 22, 2023
... did he mean it? 🤔 pic.twitter.com/hjbjkUIUXY