Flash

Zjarri vdedekjeprurës në Koçan, 34 persona nën akuzë

Lapsi.al 13 June 2025
Zjarri vdedekjeprurës në Koçan, 34 persona nën akuzë

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.

Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona.

Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë.

Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.

Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan.

Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz.

Një ekip prokurorësh e ka hetuar të gjithë veprimtarinë e klubit që nga hapja e tij më 2012, tha Koçevski.

Sipas aktakuzës, pothuajse të gjitha rregullat për funksionimin e një klubi nate ishin shkelur.

Parregullsitë përfshinin shkeljen e rregullave kundër zjarrit, planeve të sigurisë, përfshirë mungesën e numrit të duhur të fikseve të zjarrit dhe daljeve emergjente, si dhe leje të falsifikuara, përfshirë lejet për ndërtim dhe rindërtim.

“Të gjithë ata [të akuzuarit] kishin pushtet dhe kompetenca ligjore për të parandaluar ose për të zvogëluar mundësinë e humbjes së jetës, por askush nuk e bëri një gjë të tillë”, tha prokurori publik.

“Mosrespektimi i qëllimshëm i procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuoi në pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe në pamundësinë për të parandaluar tragjedinë dhe për të shpëtuar jetën e 62 të rinjve”.

Ndërkaq, në një hetim të ndarë të udhëhequr nga prokurorët për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të enjten u arrestuan 13 policë dhe zyrtarë të tjerë.

Protestat e mbajtura çdo javë nga prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri kanë marr hov javët e fundit. Ata po kërkojnë përgjigje nga autoritetet se pse nuk i kanë përfshirë në hetime policët dhe zyrtarët aktualë./REL

Të këshilluara

Zjarr në Berat

Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen “30 Vjetori” në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqësisë. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shë...

16:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI