Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Botërori i Klubeve, Bayern nxjerr zbuluar diferencat: 10-0 në debutim me Auckland

Lapsi.al 15 June 2025
Botërori i Klubeve, Bayern nxjerr zbuluar diferencat: 10-0 në debutim

Bayern Munich e nis me një 10-0 të bujshëm kundër Auckland City rrugëtimin e saj në Kupën e re të Botës për Klube. Në Cincinnati nuk ka histori: në minutën e 22' është tashmë poker, për gjermanët hyn Musiala dhe bën tripletë (67’, penallti në 73’ dhe 84’), përveç dopietave të Coman (6’ dhe 22’), Olise (20’ dhe në shtesën e pjesës së parë) dhe Muller (45’ dhe 89’), firma e fundit është e Boey (18’). Kampionët e Gjermanisë marrin kreun e grupit C.

45 MINUTA TRONDITËSE

Bayern e bën menjëherë të qartë situatën: 10-0 në debutim, pavarësisht faktit që kampionët e Gjermanisë kishin përballë amatorët e Auckland City. Rezultati gjithsesi është tronditës, dhe duhet shtuar gjithashtu se ndeshja në Cincinnati zgjat, për të ekzagjeruar pak, vetëm 22 minuta: në çerekun e parë të takimit, tabela shënon tashmë 4-0. E zhbllokon në minutën e 6-të Coman, që shënon me kokë pas një pritjeje të parë nga portieri i Auckland.

Por është mes minutës së 18' dhe të 22' që sfida mbyllet: Boey shënon me një diagonal në zonë pas asistit të Coman, më pas Olise e dërgon topin në rrjetë pas një veprimi të shkëlqyer nga Muller dhe vetë ish-lojtari i Juventus realizon dopietën me një goditje të saktë me të majtën në cep të portës. Debutimi është tashmë në arkiv, por pjesa e parë përfundon gjithsesi 6-0: shënon sërish Olise në shtesën e pjesës së parë, gol i paraprirë nga një devijim me të parën i Thomas Muller.

GOLEADË E TMERRSHME

Me rezultatin të siguruar, Kompany tërheq nga loja Coman dhe Olise për të futur Gnabry dhe Karl. Mes të futurve në fushë është edhe Musiala, që fillimisht me kokë i afrohet golit, më pas e gjen atë në minutën e 67' me një goditje precize me të djathtën që vlen 7-0. Kalojnë pak minuta dhe talenti i Bayernit shkon edhe nga pika e bardhë: portieri i zhvendosur dhe 8-0.

Lexo më tej: Nis Botërori i Klubeve: Messi zhgënjen në debutim, 0-0 mes Al Ahly dhe Inter Miami

Në minutën e 84', madje tripletë me një gabim të rëndë të Tracey që gabon në ndërtim nga prapavija dhe i jep topin sërish Musiala, që nuk mund të gabonte. Më pas, 10-0, i realizuar nga dopieta me roveshatë në ajër e Muller që mbyll llogaritë. Mbyllet me dy shifra për Bayern, që nis në mënyrën më të mirë të mundshme dhe paralajmëron Benficën dhe Boca, rivalët e tjerë në grupin C. Debutim makthi për Auckland.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI