Flash

PAMJET/ Valë raketash iraniane ndaj Izraelit, disa i shpëtojnë mbrojtjes ajrore

Lapsi.al 15 June 2025
PAMJET/ Valë raketash iraniane ndaj Izraelit, disa i shpëtojnë

Një valë raketash iraniane është lëshuar mbrëmjen e kësaj të diele ndaj qyteteve të mëdha të Izraelit. Ushtria izraelite IDF njoftoi se kishte marrë "raporte për sulme" në disa qytete të gjithë vendin.

Pavarësisht se shumica e tyre u shkatërruan në ajër, shërbimet e emergjencës kanë marrë raportime për një raketë që ka goditur "një nga vendbanimet" në qytetin portual bregdetar verior të Haifës.

Missiles launched from Iran are intercepted, seen here from Ashkelon

Israel's Iron Dome air defence system intercepts missiles fired from Iran over Tel AvivLight trails as missiles fired from Iran fliy over Jerusalem

"Në këtë fazë, nuk janë marrë raportime për viktima, por ka pasur dëme materiale" - thanë zyrtarët izarelitë. Pamjet nga Haifa tregojnë kolona të trasha tymi që ngrihen në qiellin e natës mbi qytet.

"Ne i kërkojmë publikut të qëndrojë larg vendeve të shpërthimeve dhe t'u bindet udhëzimeve të policisë në terren" - shtoi Policia e Izraelit. Shërbimi i ambulancave të Izraelit tha se dy persona janë dërguar në spital. Disa shpërthime u dëgjuan edhe në Jerusalem sipas BBC.

Televizioni shtetëror i Iranit tha se vendi ka sulmuar Tel Avivin, Haifën dhe qytete të tjera "me dhjetëra raketa dhe dronë iranianë".

Ai gjithashtu raporton se raketat kanë tejkaluar "shtresat e sistemit mbrojtës izraelit", por ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende. Shpërthimet mund të dëgjoheshin në qiellin e natës mbi Jerusalem dhe Tel Aviv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI