Flash

Prapaskena/ Izraelitët deshën të vrisnin edhe ajatollahun Khamenei, por Trump i ndali

Lapsi.al 15 June 2025
Prapaskena/ Izraelitët deshën të vrisnin edhe ajatollahun

Presidenti amerikan Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit të ditëve të fundit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Lajmi u konfirmua nga dy zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters këtë të diel.

“A e kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan deri tani? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk po jemi duke folur fare për ndjekje të udhëheqjes politike", - tha një nga burimet, një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Duke folur në kushte anonimiteti zyrtarët thanë se udhëheqësit e lartë amerikanë kanë qenë në komunikime të vazhdueshme me zyrtarët izraelitë në ditët që kur Izraeli nisi një sulm masiv ndaj Iranit në një përpjekje për të ndaluar programin e tij bërthamor.

Ata thanë se izraelitët raportuan se kishin një mundësi për të vrarë edhe udhëheqësin e lartë iranian, por Trump ua mohoi planin. Zyrtarët nuk thanë nëse ishte vetë Trump që e dha mesazhin. Trump ka qenë në komunikime të shpeshta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Kur u pyet për këtë lajm të Reuters, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një intervistë të dielën në Fox News tha: "Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë, dhe unë nuk do të hyj në këtë. Por mund t'ju them se mendoj se po bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara", - tha Netanyahu.

Trump shpreson për një rifillim të negociatave SHBA - Iran mbi programin bërthamor të Teheranit. Bisedimet që ishin planifikuar për të dielën në Oman u anuluan si rezultat i sulmeve. Trump i tha Reuters të premten se "ne dinim gjithçka" rreth sulmeve izraelite. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ukraina sulmon fabrikat ushtarake ruse

Gjersa e gjithë bota ka sytë sot drejt konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, Ukraina po zhvillon një fushatë të ashpër sulmesh ndaj Rusisë. Dronët ukrainas vaz...

08:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI