Flash

Shqiptari zbulon pse vrau gruan në Itali: Për të shpëtuar fëmijët

Lapsi.al 15 June 2025
Shqiptari zbulon pse vrau gruan në Itali: Për të shpëtuar

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës, ku një shqiptare 45-vjeçare, Gentiana Hudhra, u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

Pamjet e filmuara pak çaste pas krimit po qarkullojnë me shpejtësi në mediat italiane dhe dëshmojnë momentet dramatike pas ngjarjes makabre.

Në një foto të shkrepur nga lart, shihet trupi i pajetë i Gentianës i shtrirë në një pellg gjaku, ndërsa pranë saj, ulur në një stol, ndodhet ish-burri, i cili qëndron i palëvizur, me sytë drejt vendit ku kreu krimin.

Autori i dyshuar u shoqërua menjëherë në komisariat nga Karabinierët, ku iu nënshtrua një marrjeje të gjatë në pyetje nga prokurori i çështjes. Ditën e nesërme pritet të zhvillohet seanca për vërtetimin e arrestit.

gentiana hudhra nikollaq hudhra

Sipas mediave italiane, gjatë marrjes në pyetje menjëherë pas arrestimit, burri ka deklaruar se e kreu krimin “për të shpëtuar fëmijët e tij”.

Si ndodhi ngjarja

Sipas rindërtimit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00, në viale Benadduci, në qendër të qytetit. Burri dyshohet se ka arritur aty me një monopatinë elektrike, ka ndjekur ish-bashkëshorten dhe e ka goditur disa herë me thikë në qafë dhe shpatulla.

Edhe pasi ajo kishte rënë në tokë, ai ka vazhduar ta godasë. Më pas, pa thënë asnjë fjalë, është ulur në stol dhe ka pritur forcat e rendit, që e gjetën ende në vendngjarje.

Autori është me banim në Passignano sul Trasimeno, në provincën e Perugias. Ai nuk rezulton të ketë pasur më parë ndonjë urdhër mbrojtjeje apo precedentë penalë për dhunë, as ndaj ish-bashkëshortes dhe as për probleme të natyrës psikike.

Gjatë hetimeve do të vlerësohet nëse ka pasur më parë raste të dhunës apo shqetësime të tjera ndaj viktimës. Aktualisht ndodhet në burgun e Montacuto në Ankona.

Çifti kishte dy vajza të moshës 21 dhe 23 vjeçe, dhe autoriteti Shëndetësor Lokal (AST) ka ofruar menjëherë mbështetje psikologjike për ta.

Ndërkohë, vendi ku ndodhi krimi është kthyer në një pikë pelegrinazhi për banorët. Lule, shënime ngushëllimi dhe fjongo të kuqe janë vendosur mbi trotuar, ku njolla e gjakut është ende e dukshme.

Mes luleve, bie në sy një kartolinë e bardhë me një mesazh prekës mbi të shkruar me dorë, e ngjitur në një trëndafil të kuq: “R.I.P. Gentiana. Nga qielli, mbroji fëmijët e tu.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI