Flash

Bardhi acarohet me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj

Lapsi.al 16 June 2025
Bardhi acarohet me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me kryeparlamentare Elisa Spiropali pasi sipas tij që njhë prokektligj të shqyrtohet duhet të jetë prezent edhe ministri që të japë përgjigje për pyetjet e tyre. Bardhi u acarua me Spiropalin teksa i tha që të mos i ndërhynte teksa fliste.

Ai gjithashtu bëri krahasimin e Spiropalit me Ermonela Felaj duke shtuar se ajo ka marrë huqet e saj. Bardhi më tej shtoi se ajo duhet të ndihet në lartësinë e ish-kryeparlamentares, Lindita Nikolla.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Ca e ke këtë kërcënimin që i bën deputetëve.

Elisa Spiropali: Nuk është kërcënim, keni pyetje për ministrin Balla apo jo, mbi projektligjin.

Gazment Bardhi: Kur rregullorja e Kuvendit thotë që projektligji shqyrtohet në praninë e ministrit kundërfirmues të tij në Këshillin e Ministrave.

Elisa Spiropali: Zv.kryeministrja nuk është sot, mos vazhdojmë. Halle halle kjo dynja, por hallet tuaja janë të çuditshme. Me gjitha atyre që ju ka ndodhur…Zoti Noka ka hall se kush do jetë kryetar Kuvendi, se ndoshta e ëndërronte vet, ju keni hall kush do e prezantojë pr ligjin. Unë nuk e kuptoj.

Gazment Bardhi: Ke marrë huqet e Ermonelës. Zonja kryetare, të paktën ngriu në lartësinë e zonjës Nikolla. Ti aty po sillesh si Ermonela moj. Zonja kryetare të paktën ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla. Mos më ndërhyj në cdo fjalë.

Elisa Spiropali: Nuk jeni në pozitat të na tregoni lartësitë nga gropa ku keni rënë.

Bardhi: Tani batakun mos ma trego mua. Të vij ministri të japë llogari. Zonja kryetare e Kuvendit edhe një herë se ndoshta ngaqë flsini nuk dëgjoni. Do duhet patjetër qe kur shqyrtohet një projektligj duhet ministri kundërfirmues i tij në këshillin e Ministrave. Dhe zonja duhet të jetë në seancë për tu përgjigjur. 

Të këshilluara

Nesër nis rinumërimi në katër qarqe

Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Hoti”, do të rinumërohet gati 43 % e votave të 11 majit. Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, pë...

13:56

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI