Flash

Celibashi jep detaje/ Cilat kuti të 11 majit do të rinumërohen të martën

Lapsi.al 16 June 2025
Celibashi jep detaje/ Cilat kuti të 11 majit do të rinumërohen

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se të martën, më 17 qershor 2025, do të nisë procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Në një postim në Facebook, Celibashi deklaron se do të rinumërohen gjithsej 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kuti votimi nga jashtë vendit. Procesi do të zhvillohet nga 24 grupe numërimi me gjithsej 63 punonjës të administratës, nga të cilët 48 janë numërues dhe 15 zëvendësues.

Rinumërimi do të bëhet në 24 tavolina të vendosura në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, me praninë e vëzhguesve të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia. I gjithë procesi do të transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ-së, sipas Celibashit.

Postimi i plotë

Procesi i RINUMËRIMIT nis nesër në datë 17 Qershor 2025. Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!

Çfarë përfshin rinumërimi?

Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.

Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

Ku po zhvillohet rinumërimi? I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ

Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?

QARKU TIRANË

Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit

18 KZAZ

1.282 qendra votimi

QARKU FIER

Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët

9 KZAZ

587 qendra votimi

QARKU DURRËS

Rinumërim i plotë për:

111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22

126 QV të listuara nga PD-ASHM

60 QV të kërkuara nga PLL

Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit

Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)

QARKU ELBASAN

94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)

Transparencë edhe për buxhetin:

• 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve

• 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike

• 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse

Procesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI