Flash

Ky është shqiptari më i kërkuar në Gjermani, akuzohet për vrasje

Lapsi.al 16 June 2025
Ky është shqiptari më i kërkuar në Gjermani, akuzohet

Në shtator 2019, një 27-vjeçar u ther për vdekje në Halle të Gjermanisë. Shqiptari Shpendi Malo, sot 34 vjeç, është i dyshuar se ka vrarë një bashkëkombës. Përveç BKA-së, tashmë po e kërkon edhe Europol-i

MDR

Policia Kriminale Ferale gjermane dhe Europoli po kërkojnë së bashku Shpendi Malon. Ky person 34-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dyshohet se është përgjegjës për vdekjen e një bashkëkombësi 27-vjeçar në atë kohë.

Më 11 shtator 2019, rreth orës 22:00, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur viktimën përmes celularit në një zonë pyjore në Dölauer Heide në Halle dhe e ka therur me thikë.

Sipas policisë, trupi i pajetë u hodh në një kanal aty afër dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin. Kufoma u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarë në afërsi të kryqëzimit Nordstrasse/Dölauer Strasse.

“Përmes gjurmëve, u identifikua Shpendi Malo si një nga autorët e përfshirë në krim. Autori me origjinë nga Shqipëria e la Gjermaninë menjëherë pas krimit dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar,” shpjegon policia në thirrjen e fundit për ndihmë në kërkime.

Kërkimi është zgjeruar dhe Europol është përfshirë në hetim. “Ne kemi qenë duke e kërkuar prej vitesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,” thotë Dennis Cernota, prokuror i lartë pranë Prokurorisë së Halle-s, për emisionin e MDR “Kripo live”.

“E reja është përfshirja në kërkim e Europolit. Ky person është vendosur në listën e 20 kriminelëve më të kërkuar në Europë,” shton ai.

Aktualisht po hetohet për vrasje të thjeshtë, thotë prokurori i lartë Cernota. Por kjo nuk përjashton që më vonë të hetohet edhe për vrasje me paramendim.

“Është e arsyeshme të mendohet se nëse autori e ka joshur viktimën në pyll për ta vrarë, ai ka vepruar me pabesi. Kjo do të ishte një nga karakteristikat ligjore të vrasjes me paramendim,” shpjegon ai.

Deri tani nuk ka asnjë gjurmë për të kërkuarin. “Prandaj jemi të varur nga ndihma e popullatës – për informacione rreth vendndodhjes së tij, për rrethanat e ngjarjes dhe nëse ndoshta ka pasur bashkëpunëtorë,” thotë prokurori i lartë.

Këtu mund të ndihmojë sezoni veror i udhëtimeve. Pushuesit mund ta shohin të kërkuarin ndoshta në Shqipëri. “Ne e konsiderojmë shumë të mundur që i dyshuari të ndodhet jashtë vendit, përfshirë edhe në Shqipëri, vendin e tij të origjinës”.

Cernota paralajmëron që të mos i afroheni 34-vjeçarit. Ai bën thirrje të mos veprohet në asnjë mënyrë. “Nga këndvështrimi ynë, ky person është i rrezikshëm,” thotë prokurori i lartë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI