Flash

Parandalohet ngjarja kriminale në një familje në Tiranë

Lapsi.al 16 June 2025
Parandalohet ngjarja kriminale në një familje në Tiranë

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 37-vjeçari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë me mjet prerës. Policia menjëherë ka ndërhyrë dhe e ka vënë në pranga.

I arrestuari është identifikuar me inicialet A.B. Ngjarja mësohet se është regjistruar ditën e djeshme në prani të fëmijës. Gjatë kontrollit në banesë u gjet një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje. Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI